Mirë se vini në Muzetë e Krujës

Orari i Muzeut

09.00 -17.00 (pushim e hënë)

Muzeu Etnografik i Krujës

Historia e Muzeut

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik i Krujës ofron një ekperiencë të prekshme nëpër traditën dhe zakonet e shtëpisë Shqiptare përgjatë shekujve. Ky muze klasifikohet si një monument kulture i kategorisë së parë, i vlerësuar gjerësisht për karakterin e pastër Ballkanik dhe për ndjesinë unike të thjeshtësisë rurale. Shtëpia-muze ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin, dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës.
Ndërtesa që shërben si muze etnografik qëndron brenda një zone që dikur përfshihej brenda sipërfaqes së mbrojtur të kalasë së Krujës. Kjo ndërtesë u ndërtua në vitin 1764 nga Ismail Pashë Toptani, në një stil të influencuar nga ai Osman. Ndërthurja e elementëve Osmane me ato të karakterit vendas i jep këtij muzeu një qëndrim unik. Muzeu u hap zyrtarisht më 20 Nëntor, 1989. Struktura e tij prej tre katesh me një kullë në mes reflekton qartësisht pasurinë e familjes së njohur Toptani.

Pikat Kryesore

Qilari dhe kati përdhes i ndërtesës përmban dhoma dhe hapësira që dikur përdoreshin si punishte të vetë shtëpisë dhe si vende për punët e artizanëve. Kjo pjesë e muzeut reflekton në mënyrën më të mirë historinë e gjatë të kultivimit të ullirit dhe të prodhimit të vajit të ullirit në këtë rajon, të paktën që nga shekulli i XV, si dhe nivelin e lartë e të sofistikuar të artizanëve lokalë. Midis objekteve të ekspozuara dallohen rrotat e vjetra të karrove, amforat e mëdha përdorur kryesisht për ruajtjen e vajit të ullirit, pajisjet e ndryshme të natyrës agrikulturore, fuçi druri për fermentimin e rrushit, një punishte më vete e plotë për shtypjen e ullinjve dhe nxjerrjen e vajit të ullirit, një mulli uji për grirjen e grurit ose misrit, një mekanizëm uji përdorur për të shtypur leshin e dhenve për të bërë shajak, dhe shumë objekte të tjera të këtyre natyrave.
Kati i sipërm shërbente si pjesa e banimit për pronarin e shtëpisë dhe familjen e tij. Ky seksion me 5-6 dhoma i ofron vizitorëve një pamje të mënyrës se si familjet e këtij rangu e organizonin jetesën e tyre gjatë periudhës së vonë të sundimit Osman në vend. Dinamikat sociale të asaj periudhe jane qartësisht të dukshme nw elementët përbërës të katit dhe të secilës dhomë si dhoma e burrave, dhoma e ciftit, ajo e familjes, e grave dhe fëmijëve, si dhe banjot. Kati i sipërm dallohet nga tavanet e tij të mrekullueshëm të zbukuruar me mbulesa druri dhe rozeta të madhësive, formave, dhe stilimeve të ndryshme. Piktura murale me skena pastorale, oxhaqe, dritare me motive tradicionale dhe punime tapicerie gjenden në dhoma respektive. Midis objekteve të shumta, vizitorët mund të dallojnë shumë objekte kuzhine, kontenierë prej druri, kostume të nuses dhe dhëndrit bashkë me zbukurime dhe aksesorë shtesë, sënduke paje, rozeta të bëra me dorë, një mangall bakri, si dhe sofra druri për ngrënie.

Orari i museut

09.00 -17.00 (pushim e hënë)

Kategoritë dhe çmimet e biletave në sportel*

• Biletë për turistët vendas dhe të huaj

400 lekë

• Biletë grup +12

300 lekë

• Biletë e reduktuar -50%

200 lekë

• Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë

120 lekë

• Biletë femijë 0-12 vjeç

Hyrja falas