Muzeu Kombëtar
“Gjergj Kastriot Skënderbeu”
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e merr emrin nga heroi kombëtar i Shqipërisë.
Zbulo
Muzeu Etnografik
i Krujës
Muzeum Etnografik i Krujës oforn një tur unik në mënyrat e jetesës dhe zakonet e shtëpisë Shqiptare përgjatë shekujve.
Zbulo
Previous
Next

Historia e muzeve

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me nje fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skëndërbeut, heroit kombëtar të vendit. Muzeu ka mahnitur shumë vizitorë nga vende të ndryshme përgjatë viteve. Artistë dhe arkitektë të talentuar Shqiptarë kanë punuar për ta kthyer këtë muze në një pikë turistike fantastike.

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeum Etnografik i Krujës oforn një tur unik në mënyrat e jetesës dhe zakonet e shtëpisë Shqiptare përgjatë shekujve. Struktura është unike në llojin e saj në gjithë Ballkanin, frymëzuar nga stili arkitekturor Shqiptar dhe Osman. Ndërtimi i shtëpisë datohet zyrtarisht në vitin 1764 ndërkohë që u përshtat si muze që më 1989. Tre katet e shtëpise-muze ekspozojnë aspekte të ndryshme të jetesës së një familjeje të pasur Shqiptare gjatë sundimit Osman. Vizitorët mund të mësojnë mbi sistemet tradicionalë por efi​ç​entë ndërtuar për të vetë-furnizuar shtëpinë si dhe mbi organizimin bazuar në statusin social dhe gjinor të ambienteve familjare.

Orari i museut

09.00 -18.00 (Çdo ditë)

Evente

09.00 -18.00 (Çdo ditë)

Ekspozita

09.00 -18.00 (Çdo ditë)

Rreth Muzeve

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e merr emrin nga heroi kombëtar i Shqipërisë i cili kryesoi një rezistencë të guximshme kundër Osmanëve në vitet 1443-1468. Kryeqendra e kësaj rezistence ishte Kruja, një qytet i cili zprapsi tre rrethime të Osmanëve falë udhëheqjes së shkëlqyer të Gjergj Kastriotit. Nga kalaja e Krujës tashmë kane mbetur vetëm pjesë nga muri rrethues mbrojtës, një kullë sahati, rrënojat e një kishe dhe ato të ndërtimeve më të vonshme Osmane. Muzeu Kombëtar gjendet brenda këtij kompleksi arkeologjik, më shumë se 500 metra mbi nivelin e detit

Zbulo Muzeun

Rreth Muzeve

Muzeu Etnografik i Krujës

Muzeu Etnografik i Krujës ofron një ekperiencë të prekshme nëpër traditën dhe zakonet e shtëpisë Shqiptare përgjatë shekujve. Ky muze klasifikohet si një monument kulture i kategorisë së parë, i vlerësuar gjerësisht për karakterin e pastër Ballkanik dhe për ndjesinë unike të thjeshtësisë rurale. Shtëpia-muze ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin, dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës.

Zbulo Muzeun

Foto nga muzetë