Kjo skulpturë transmeton
detaje nga lëvizje anti-Osmane e Shqiptarëve gjatë shekullit të XV-të dhe i vë tonin
vazhdimësisë së turit në muze. Vizitorët mund të përshkruajnë më pas pavjone dhe seksione të
ndryshme, secili me temën përkatëse historike në një rend kronologjik; nga kohët Ilire deri në
epokën e principatave Mesjetare Shqiptare dhe në atë të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Midis
objekteve të ekspozuara dallohen ato origjinale prej qeramike, bronzi, dhe bakri, ikona dhe
shpata të kohërave Mesjetare, një kambanë tepër interesante që daton që më 1462, riprodhime
të statuteve dhe dokumenteve të vjetër, e kështu me rradhë.
Një tjetër pikë kulmore është afresku fantastik “Përballimi”, një punim i artistit dhe piktorit
Shqiptar të talentuar Naxhi Bakalli. Muralja, e cila mbulon tërësisht një krah të seksionit ku
ndodhet, shpalos një skenë epike beteje mes luftëtarëve Shqiptarë të kryesuar nga Gjergj
Kastrioti dhe Osmanëve pushtues. Kjo kryevepër e Bakallit ka mahnitur si vizitorët ashtu edhe
kritikët e artit si një mënyrë fantastike për të pasqyruar qendresën heroike 25 vjeçare nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Ka shumë kthesa interesante përgjatë Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky muze
ka mahnitur turistë si nga brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të gjithë grupet e vizitorëve, edhe të
huajt, mund të mësojnë rreth historikut të objekteve dhe punimeve artistike të ekspozuara nga
ciceronët e muzeut.